FSK shënon sukses të ri: Kadeti Gent Dakaj përfundon trajnimin në Sandhurst
Ambasada Britanike në Kosovë ka bërë të ditur se kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gent Dakaj, ka përfunduar me sukses trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar.
Dakaj është nderuar me Medaljen Sandhurst, e cila iu dorëzua nga gjeneralmajori Nick Cowley, komandant i Komandës së Trajnimit Individual të Ushtrisë.
“Jemi krenarë për këtë arritje të FSK-së,” ka deklaruar Ambasada Britanike, duke i uruar kadetit Dakaj suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Ky sukses përforcon edhe një herë bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e sigurisë dhe trajnimit ushtarak.











