#Sport

Alonso në presion te Reali, shkarkimi i mundshëm varet nga ndeshja me Manchester City-n

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, rrezikon seriozisht shkarkimin pas humbjes 2-0 ndaj Celta Vigos, ndërsa drejtuesit e klubit pritet të vendosin për të ardhmen e tij pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve të mërkurën kundër Manchester Cityt.

Sipas mediave spanjolle, humbja dhe performanca e ekipit nuk kanë kënaqur drejtuesit e ‘Los Blancos’, të cilët i kanë dhënë Alonso kohë deri të mërkurën për të reaguar. Nëse ekipi nuk arrin një rezultat pozitiv ndaj skuadrës së Guardiolës, shkarkimi i tij pritet të jetë i pashmangshëm.

Gazetat spanjolle raportojnë se tashmë po bëhen hamendësime për pasardhësit e mundshëm të Alonso, ku përmenden emra si Jurgen Klopp, Santiago Solari dhe Alvaro Arbeloa. Një rikthim i Zinedine Zidane duket i pamundur, pasi francezi planifikon të marrë drejtimin e kombëtares së tij pas Kupës së Botës 2026.

Pas humbjes, Alonso u shpreh se ekipi është i bashkuar dhe duhet të tregojë një tjetër anë në Ligën e Kampionëve. Real Madrid kërkon një reagim të menjëhershëm nga ekipi, ndërsa tifozët dhe mediat presin zhvillimet e ditëve në vijim.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *