#Lajme

Arrestohet në Morinë një 40-vjeçar nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Finlanda për trafik droge

Policia kufitare e Morinës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, ka arrestuar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I ndaluari, Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë, kërkohej nga autoritetet finlandeze.

Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Finlandës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *