#Lajme

Ngacmon të miturën në market në Prizren – I dyshuari i kërkuar për “Vjedhje të rëndë” dhe i përfshirë në vjedhje veture

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një person është ndaluar pas dyshimeve se ka ngacmuar një vajzë të mitur brenda një marketi. Hetuesit rajonalë kanë zbuluar se i dyshuari, H. A., 31 vjeç, është i përfshirë në disa vepra penale, përfshirë vjedhjen e një automjeti dhe është i kërkuar për një rast tjetër të “Vjedhjes së rëndë”.

Ngjarja ka ndodhur më 6 dhjetor 2025, rreth orës 21:00, në lagjen Tranzit i Ri të Prizrenit, ku H. A. dyshohet se ka ngacmuar një vajzë 10-vjeçare, A.K., brenda një marketi.

Përmes hetimeve të kryera nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Prizren, është zbuluar se H. A. është gjithashtu i përfshirë në vjedhjen e një veture në Prizren, për të cilën është hapur një rast i veçantë. Pas verifikimeve të kryera, është dalë në përfundimin se ai ishte në kërkim nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, i dyshuari është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë. Po ashtu, për shkak të informacionit të mëtejshëm mbi identitetin dhe lëvizjet e tij, janë njoftuar edhe autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes zyrës ndërlidhëse ILECU.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe përfshirjes së mundshme të të dyshuarit në vepra të tjera penale.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *