20 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale në 24 orë, mbi 1700 gjoba për shkelje në trafik
Numri i aksidenteve në Kosovë vazhdon të mbetet shqetësues, pavarësisht masave ndëshkuese që po zbatohen nga Policia. Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve të përditshme në rrugët e vendit.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 20 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 36 aksidente me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1,755 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat.
Pavarësisht numrit të lartë të gjobave, aksidentet vazhdojnë të jenë të shpeshta, duke mbetur një nga sfidat kryesore të sigurisë rrugore në vend.











