#Lajme

Ambasada e SHBA-së përshëndet tranzicionin e qetë të pushtetit në komunat veriore

Ambasada Amerikane në Kosovë ka mirëpritur bartjen pa probleme të pushtetit në katër komunat veriore, ku kryetarët e Listës Srpska kanë marrë zyrtarisht detyrën nga kryetarët shqiptarë të vendosur në vitin 2023. Ceremonitë e betimit janë zhvilluar në prani të simboleve shtetërore, pa incidente.

Në një deklaratë për Gazetën Express, zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së ka theksuar se pret vazhdimin e bashkëpunimit paqësor në këto komuna. Tranzicioni i qetë i pushtetit është përshëndetur gjithashtu edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian, si dhe nga ambasadat e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.