#Sport

Shorti i Kupës së Botës 2026, për herë të parë do të përmenden Kosova dhe Shqipëria

Sot mbahet shorti i Kupës së Botës 2026, turne që këtë edicion do të zhvillohet për herë të parë në tri shtete pritëse: SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Në këtë short historik, për herë të parë do të përfshihen edhe Kosova dhe Shqipëria, pasi të dyja kombëtaret janë pjesë e fazës play-off.

Deri tani, 42 shtete kanë siguruar kualifikimin në Botëror, ndërsa edhe gjashtë të tjera pritet të konfirmohen në mars të vitit të ardhshëm. Shorti do të hidhet sot në orën 18:00 me kohën lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova do të përballet në play-off me Sllovakinë, dhe në rast kualifikimi, do të presë fituesin e ndeshjes Rumani – Turqi. Ndërkohë, Shqipëria do të luajë kundër Polonisë dhe më pas ndaj fituesit të përballjes Suedi – Ukrainë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *