Protestë e re në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, më 13 dhjetor në Shkup
Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla, ka njoftuar se protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së do të zhvillohet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Syla, gjatë një konference për media, bëri të ditur se tubimi do të fillojë në orën 13:00, duke apeluar për pjesëmarrje të madhe dhe zhvillim të qetë të protestës.
Ky do të jetë tashmë tubimi i pestë i organizuar në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ndërsa organizatorët theksojnë se zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet më fuqishëm se kurrë.











