#Lajme

Izmaku mohon bashkimin e Nismës me PDK-në: Marrëveshja nuk ndodhi

Zyrtarja e Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka reaguar pas diskutimeve të fundit rreth mundësisë së bashkimit të Nismës me PDK-në në një listë të përbashkët zgjedhore. Ajo ka sqaruar se një marrëveshje e tillë nuk është arritur, duke theksuar se partia do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të pavarur.

“Sot dua t’ju them me qartësi – ajo marrëveshje nuk ndodhi”, ka deklaruar Izmaku në një postim publik, ku ka nënvizuar se Nisma do të ecë përpara si subjekt i pavarur, i mbështetur nga votuesit që e kanë besuar për vite me radhë dhe nën lidershipin e Fatmir Limajt.

Ajo shtoi se Nisma mbetet e orientuar drejt vlerave që, sipas saj, i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve, duke theksuar se për këtë parti politika është përgjegjësi dhe shërbim i përditshëm, e jo “krenari e tepruar apo arrogancë”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *