Kosova rrit gatishmërinë për situata emergjente, thotë Sveçla
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se Kosova po rrit gatishmërinë për t’u përballur me situata emergjente, duke theksuar se koordinimi i shpejtë dhe ndërinstitucional është vendimtar për shpëtimin e jetëve, minimizimin e dëmeve dhe parandalimin e krizave humanitare.
Ai tha se vendi është i përkushtuar të avancojë arkitekturën e emergjencave civile përmes investimeve në kapacitete logjistike, teknologji moderne, trajnime profesionale dhe forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Sveçla theksoi rolin kyç të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, IHMK-së, Agjencisë së Pyjeve dhe institucioneve të tjera relevante në këtë proces.
Sipas tij, qeveria do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin mes nivelit qendror dhe atij lokal, pasi reagimi efektiv ndaj fatkeqësive fillon nga komuniteti dhe qytetarët, të cilët duhet të jenë të informuar dhe të përgatitur për situata emergjente. Ai shtoi se kjo qasje e integruar forcon bashkëpunimin dhe siguron gatishmëri të plotë operative, nga njohja e rrezikut deri te reagimi në terren.











