#Lajme

Mallra të dyshuara për shkelje të pronësisë intelektuale kapen në Vërmicë

Prizren, 03 dhjetor 2025 – Në një kontroll rutinë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndalur një automjet për verifikim të detajuar në vijë të dytë, ku në bagazh u gjetën mallra tekstile të padeklaruara.

Autoritetet dyshojnë se këto produkte shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, prandaj janë sekuestruar deri në përfundimin e procedurave ligjore. Ndaj vozitësit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas legjislacionit në fuqi.

Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë kontrollet për të ndaluar produktet që dëmtojnë tregun e ligjshëm dhe rrezikojnë konsumatorët.