#Lajme

SHBA kritikon mos-certifikimin e Listës Serbe

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit për mos-certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e cilësuar votimin e LVV-së si një veprim përçarës dhe të dëmshëm për proceset demokratike.

Sipas Ambasadës, bllokimi i pjesëmarrjes së Listës Serbe cenon të drejtat e qytetarëve dhe ndikon negativisht në stabilitetin e vendit, si dhe në rifillimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së. Në mbledhjen e KQZ-së, LVV votoi kundër certifikimit, ndërsa pesë parti të tjera abstenuan.