#Lajme

Krasniqi: Çështja e votimit të diasporës po përdoret për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta në vend

Analisti Albert Krasniqi ka deklaruar se tema e votimit të diasporës po mbahet në mënyrë artificiale në qendër të debatit publik. Sipas tij, përveç synimit për të ndikuar emocionalisht te diaspora, kjo çështje shërben edhe për të zhvendosur fokusin e qytetarëve në Kosovë nga problemet reale të përditshme.

Krasniqi renditi disa nga sfidat kryesore me të cilat po përballen qytetarët:

  1. Kostoja gjithnjë e më e lartë e jetesës;
  2. Rritja e çmimeve të energjisë dhe, siç thotë ai, përfitimet e “mafies energjetike” të lidhur me Serbinë;
  3. Dobësimi i aleancave ndërkombëtare, veçanërisht me vendet që garantojnë sigurinë e Kosovës;
  4. Gjendja ekonomike në rënie, ku qindra biznese rrezikojnë falimentimin për shkak të politikave të Qeverisë.

“Është e kuptueshme pse këto tema nuk i përshtaten partisë në pushtet: ato zbulojnë realitetin e hidhur të një vendi që po ngec ndër më të prapambeturit në Evropë. Më mirë të flasim për votimin e diasporës!”, ka theksuar Krasniqi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *