Kryeziu: LDK-ja nuk ka të drejtë morale të flasë për bllokadën 9-mujore
Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se LDK-ja nuk ka të drejtë morale të flasë për bllokadën 9-mujore.
Reagimi i tij në Facebook erdhi pas një deklarate të nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami. Sipas Kryeziut, sot LDK-ja është kthyer në një pasqyrë të impulseve që LVV-ja i ka tejkaluar prej vitesh.











