#Lajme

Në Prishtinë arrestohet i kërkuari nga Suedia për krim të organizuar – sekuestrohen para, dokumente të falsifikuara dhe një orë Rolex

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën në Prishtinë një shtetas të huaj, i cili dyshohet për përfshirje në krim të organizuar dhe që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.

I dyshuari është ndaluar në lagjen “Marigona”, ku policia ka kryer kontroll në objektin ku ai po qëndronte. Gjatë aksionit janë sekuestruar 52,480 euro para të gatshme, një letërnjoftim dhe një patentë shoferi të falsifikuara, tre telefona celularë, një orë Rolex, dy DVR të kamerave të sigurisë dhe një veturë.

Me vendim të prokurorit, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *