#Lajme

FSK hap dyert për qytetarët sot në Ditën e Forcës

Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon sot, më 27 nëntor, aktivitetin tradicional “Dita e Forcës – Ditë e hapur”, i cili zhvillohet nga ora 09:00 deri në 14:00.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30 pritet prania e udhëheqësve të lartë shtetërorë, ambasadorëve të vendeve mike dhe mysafirëve të tjerë.

Të gjithë qytetarët janë të ftuar të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan, ku do të mund të shohin nga afër pajisjet dhe kapacitetet ushtarake të ekspozuara me rastin e kësaj dite festive.