Mbrëmë është mbyllur java e pestë e Champions League: rezultatet dhe tabela
Java e pestë e Champions League u përmbyll mbrëmë me nëntë ndeshje të zhvilluara, të cilat sollën duele të forta dhe shumë gola.
Arsenali triumfoi në derbin e mbrëmjes duke mposhtur Bayern Munich me rezultat 3-1, ndërsa Atletico Madrid i shkaktoi humbjen e parë sezonale Interit, duke fituar 2-1. PSV Eindhoven realizoi befasinë më të madhe, duke mundur Liverpoolin në “Anfield” me rezultat bindës 4-1.
Real Madrid doli fitues në një ndeshje plot gola ndaj Olympiacos, me rezultat 4-3, ndërsa PSG fitoi 5-3 ndaj Tottenhamit në një takim ku u shënuan plot tetë gola. Fitore shënuan gjithashtu Atalanta, Sporting Lisbona dhe Copenhagen, kurse dueli mes Pafos dhe Monacos përfundoi pa fitues.
Pas javës së pestë, Arsenali kryeson i vetëm tabelën me 15 pikë, i ndjekur tre pikë më poshtë nga PSG-ja, Bayern Munich, Inter dhe Real Madrid. Ndërkohë Ajax mbetet skuadra e vetme pa pikë, pas pesë humbjeve radhazi.















