#Lajme

Albin Kurti zyrtarisht kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku është votuar kandidatura për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025.

Në këtë takim, anëtarët e Këshillit kanë miratuar që Albin Kurti të jetë sërish kandidat i VV-së për postin e kryeministrit të Kosovës.

Vendimi vjen ndërsa subjektet politike po finalizojnë përgatitjet për fushatën zgjedhore që pritet të nisë së shpejti.

Albin Kurti zyrtarisht kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër

Zogaj: LDK garon e vetme në zgjedhjet