Liga e Kampionëve rikthehet sot, Chelsea–Barcelona në qendër të vëmendjes
Pas pauzës së kombëtareve, sot rikthehet Liga e Kampionëve me një program të pasur prej nëntë ndeshjesh, të cilat pritet të sjellin spektakël dhe emocione për tifozët.
Pika kryesore e mbrëmjes do të jetë dueli në “Stamford Bridge”, ku Chelsea pret Barcelonën, një përballje që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e ditës.
Dy ndeshjet e para, Ajax–Benfica dhe Galatasaray–Union SG, luhen nga ora 18:00, ndërsa të gjitha sfidat e tjera do të startojnë në orën 21:00.
Mbrëmja pritet të jetë vendimtare për shumë ekipe në garën për kualifikim.











