#Botë

Orav: BE-ja ka investuar 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se nga viti 1999 e deri më sot, BE-ja ka investuar gjithsej 3.7 miliardë euro në Kosovë.

Këto komente ai i dha gjatë hapjes së ekspozitës fotografike “BE-në përkrah”, e cila u prezantua sot në Prishtinë dhe që paraqet ndikimin e projekteve të financuara nga BE-ja në jetën e qytetarëve.

Orav theksoi se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i qëndrueshëm dhe mbështetësi më i madh financiar i Kosovës, duke shtuar se përkushtimi i BE-së për vendin do të vazhdojë edhe në të ardhmen.