Cristiano Ronaldo dominon listën e futbollistëve më të paguar për 2025
Forbes ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në botë për vitin 2025, ku Cristiano Ronaldo kryeson me një fitim mbresëlënës prej 280 milionë dollarësh (€239 milion). Pas tij renditen Lionel Messi me 130 milionë dollarë (€111 milion) dhe Karim Benzema me 104 milionë dollarë (€89 milion).
Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Kylian Mbappé (95 milionë $), Erling Haaland (80 milionë $), Vinicius Jr (60 milionë $), Mohamed Salah (55 milionë $), Sadio Mané (54 milionë $), Jude Bellingham (44 milionë $) dhe Lamine Yamal (43 milionë $).
Lista tregon ndikimin global dhe suksesin e futbollistëve, ku të ardhurat e tyre vijnë jo vetëm nga pagat e klubeve, por edhe nga kontratat e sponsorizimeve dhe aktivitetet jashtë fushës. Yjet e rinj, si Mbappé dhe Haaland, vazhdojnë të rrisin pasurinë përmes performancës dhe kontratave komerciale.











