Arrestohet në Aeroport i dyshuari për shmangie nga tatimi, dërgohet në mbajtje për 48 orë
Një person është arrestuar mbrëmjen e 22 nëntorit 2025, rreth orës 23:00, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në bazë të një urdhërarresti aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
I dyshuari, A. M., pas verifikimit nga njësitë policore, rezultoi të kërkohej për veprën penale “Shmangia nga tatimi në vazhdimësi”, sipas nenit 307 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, prokurori kujdestar ka urdhëruar që ai të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe të paraqitet për intervistim më 24 nëntor 2025 në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar dhe deri tani janë siguruar prova të shumta, sipas burimeve.










