Legjislatura e nëntë e Kuvendit: 63 seanca dhe vetëm 12 orë e gjysmë punë, pa Qeveri e pa buxhet
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, është mbledhur gjithsej 63 herë, por pavarësisht numrit të seancave, deputetët kanë realizuar vetëm rreth 750 minuta punë efektive.
Gjatë kësaj periudhe, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re dhe as të miratojë buxhetin e vendit, raporton Radio Evropa e Lirë. Madje, u deshën plot 60 seanca vetëm për konstituimin e tij.
Pavarësisht intensitetit të takimeve, legjislatura dështoi të përmbushë dy nga detyrat kryesore kushtetuese të saj.













