Ulutaş dhe Myftiu Tërnava diskutojnë çështjet sociale e fetare
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, zhvilloi një takim me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, ku u trajtuan tema që lidhen me çështjet sociale dhe fetare në vend. Sipas KFOR-it, takimi ofroi një mundësi për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh.
Në njoftimin zyrtar, KFOR-i rikujtoi përkushtimin ndaj mandatit të tij sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, duke theksuar se vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të garantojë lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Po ashtu, u theksua se misioni vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si pjesë e mekanizmit të reagimit të sigurisë.











