Osmani thërret sot liderët politikë për konsultime rreth datës së zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet t’i mbledhë sot liderët e partive politike për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të reja, pasi mandatarit të dytë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk i doli vota e mjaftueshme për formimin e qeverisë.
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se takimi do të nisë në orën 10:30 dhe se LDK ka konfirmuar pjesëmarrjen. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar gjithashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe NISMA.
Konsultimet vijnë një ditë pas dështimit të kandidatit Glauk Konjufca, i cili mori vetëm 56 vota pro, ndërsa 53 deputetë votuan kundër dhe 4 abstenuan, duke pamundësuar formimin e Qeverisë së re.
Pas këtij dështimi, vendi drejt përgatitjes për zgjedhje të parakohshme.










