#Lajme

Konjufca nuk i siguron votat për formimin e Qeverisë së re

Mandatari i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme për t’u zgjedhur kryeministër. Në seancën e sotme, 56 deputetë votuan pro, 53 kundër, ndërsa 4 abstenuan — rezultat që nuk mjafton për formimin e ekzekutivit.

Me dështimin e dytë radhazi për krijimin e Qeverisë, vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja.