#Lajme

Mitrovicë: Komshiu dyshohet se qëlloi me pushkë drejt deleve – Policia sekuestron armën

Një incident i pazakontë është raportuar më 17 nëntor 2025, rreth orës 10:30, në rrugën “Dëshmorët e Melenicës” në Mitrovicë, ku Policia ka iniciuar rastet “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas burimeve, ankuesi A.V. ka deklaruar se, teksa po ngjitej në mal për të kontrolluar delet e tij, komshiu Sabit Lutolli ka dalë në ballkon dhe ka shtënë me pushkë në drejtim të kopesë.

Njësitë policore kanë intervenuar menjëherë, duke siguruar vendngjarjen, ndërsa krimteknika ka konfiskuar armën e dyshuar – një pushkë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti po vazhdon të hetohet nga njësitë kompetente.

Mitrovicë: Komshiu dyshohet se qëlloi me pushkë drejt deleve – Policia sekuestron armën

Vushtrri: Vajza e mitur e raportuar e

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *