#Lajme

41 aksidente dhe 10 arrestime brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor, ku pasqyrohet gjendja e sigurisë dhe trafikut gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 41 aksidente trafiku, prej të cilave 11 me të lënduar dhe 30 me dëme materiale, ndërsa nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.

Në kuadër të kontrollit rrugor, policia ka shqiptuar 1749 tiketa trafiku. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 10 persona; 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, asnjë në ndalim policor, ndërsa 1 person është transferuar për të vuajtur dënimin e shqiptuar më herët.