Policia e Kosovës shqipton 1,789 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,789 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithashtu 38 aksidente me dëme materiale dhe 26 aksidente me të lënduar.
Nga operacionet policore, janë arrestuar 27 persona; 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona po vuajnë dënimin.











