#Lajme

Një person i lënduar në aksident në rrugën Ferizaj – Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj – Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:40 dhe ka përfshirë dy automjete.

Njësiti i trafikut rajonal po merret me hetimin e rastit për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e aksidentit.