#Lajme

Foda: Sistemi ka ndryshuar, Kosova ka më shumë alternativa për ndeshjet e ardhshme

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes ndaj Sllovenisë më 15 nëntor në Lubjanë dhe përballjes me Zvicrën tre ditë më vonë në Fadil Vokrri, duke rikujtuar se ekipi synon kualifikimin në fazat pasuese.

Foda tha se rikthimi i futbollistëve të lënduar si Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Baton Zabërgja ka sjellë më shumë mundësi dhe alternativa, ndërsa sistemi i lojës ka pësuar ndryshime për të përgatitur ekipin më mirë.

“Akoma nuk kemi arritur atë që dëshirojmë, por në ndeshjen e radhës duhet të triumfojmë dhe të shkruajmë histori. Së pari synojmë Play-Off-in, ndërsa për më shumë shohim tutje,” tha Foda gjatë konferencës për media.