Hill: Takimi Rugova–Millosheviq u inkurajua nga amerikanët
Christopher Hill, duke dhënë dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, ishte inkurajuar nga diplomati amerikan Richard Holbrooke.
Hill tregoi se kishte qenë i pranishëm në takimin në Prishtinë me Holbrooke-n dhe Rugovën. Ai tha se, edhe pse kishte dyshime për efikasitetin e takimit, Holbrooke mendonte se mund të zgjidhte shumë çështje.
Diplomati amerikan shtoi se takimi dëmtoi imazhin e Rugovës, pasi shumica e njerëzve në Kosovë nuk e shihnin atë si të dobishëm, ndërsa kundërshtimi ndaj liderit po rritej për shkak të mungesës së progresit.











