#Lajme

Nait Hasani pa qëndrim për votimin e Konjufcës si kryeministër

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, nuk ka dhënë një qëndrim nëse do ta mbështesë Glauk Konjufcën për postin e kryeministrit.

“Nuk kam asnjë qëndrim lidhur me këtë,” ka deklaruar shkurt Hasani.

Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re, pas propozimit të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo tha se veproi në përputhje me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, Konjufca, i mandatuar nga Albin Kurti, nuk ka bërë të ditur nëse ka siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë dhe tha se data e seancës ende nuk është caktuar.