Christopher Hill nis dëshminë në Hagë në mbrojtje të Hashim Thaçit
Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara për Kosovën, Christopher Hill, ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës. Ai po paraqitet si dëshmitar i mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Hill njihet për rolin e tij të rëndësishëm në negociatat që çuan në konferencën e Rambujesë në vitin 1999.











