Drita bën histori në Conference League, siguron fitoren e parë në fazën e grupeve
Skuadra e Dritës ka hyrë në histori duke arritur fitoren e parë të saj në fazën e grupeve të UEFA Conference League. Kampionët e Kosovës triumfuan në udhëtim ndaj ekipit irlandez Shelbourne, me rezultat minimal 1-0.
Hero i ndeshjes ishte Almir Ajzeraj, i cili realizoi golin vendimtar në minutën e 57-të, duke i dhënë skuadrës gjilanase tri pikë të vlefshme.
Pas kësaj fitoreje, Drita numëron pesë pikë në tre ndeshje, pas dy barazimeve të para, dhe vazhdon pa asnjë humbje në garë. Aktualisht, ekipi renditet në vendin e 14-të në tabelën e përgjithshme të grupit.
Ndeshjen e radhës në Conference League, Drita do ta zhvillojë më 28 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të përballet me skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndijën.











