#Lajme

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi, po trajtohet në QKUK – gjendja e tij stabile

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Gollubovc të Malishevës, është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në një fushë në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Pas arrestimit, Isufi është gjetur i plagosur dhe fillimisht është dërguar për trajtim në urgjencën e Malishevës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën masa të rrepta sigurie.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka konfirmuar për Indeksonline se gjendja e të dyshuarit është stabile dhe se po i bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

“Pacienti aktualisht ndodhet në emergjencë, janë duke iu bërë ekzaminimet. Gjendja e tij është stabile dhe do të transferohet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale,” ka deklaruar Syla.