Orav kërkon formimin e shpejtë të qeverisë: “Kosovës i duhet shumicë e fuqishme për reformat”
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u bëri thirrje partive politike të tejkalojnë dallimet dhe të formojnë sa më parë qeverinë e re. Ai theksoi se Kosovës i duhet një shumicë e qëndrueshme parlamentare për të zbatuar reformat, ratifikuar Planin e Rritjes së BE-së dhe përmbushur obligimet në dialogun me Serbinë.
Orav tha se BE-ja ka nevojë për një partner stabil në Kosovë për të avancuar procesin e integrimit, duke theksuar se pavarësisht disa përparimeve, shumë reforma mbeten të papërfunduara, veçanërisht në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
Sa i përket masave ndaj Kosovës, ai njoftoi se Komisioni Evropian ka nisur hapat për heqjen graduale të tyre, që do të varen nga deeskalimi i situatës në veri pas zgjedhjeve të 12 tetorit.









