#Lajme

Arrestohet tifoz i “Torcidës” për kërcënime ndaj Policisë në ndeshjen Vushtrria–Trepça

Një incident është regjistruar më 1 nëntor 2025 gjatë ndeshjes FC “Vushtrria” – KF “Trepça” në stadiumin “Ferki Aliu”. Për shkak të rivalitetit mes tifozëve “Forca” dhe “Torcida”, Policia kishte ndaluar hyrjen e tifozëve mysafir dhe kishte vendosur forca shtesë sigurie.

Pavarësisht kësaj, disa tifozë të “Torcidës” tentuan të afrohen drejt stadiumit, duke shkaktuar tensione që çuan në ndërhyrjen e Policisë.

Pas analizimit të pamjeve, hetuesit identifikuan dhe arrestuan 32-vjeçarin Shkëlqim Nebihurreth, i cili gjatë shoqërimit kërcënoi zyrtarët policorë me fjalët: “Po ju njoh, kam me iu pre, kam me ju vra.”

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij u iniciua rasti “Kanosje” dhe u vendos masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për persona të tjerë të përfshirë.