Veteranët protestojnë më 16 nëntor para Këshillit të Evropës në Strasburg
Kategoritë e dala nga UÇK do të protestojnë më 16 nëntor në Strasburg për drejtësi ndaj çlirimtarëve
Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar protestë më 16 nëntor, në ora 13:00, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, për të kërkuar drejtësi për çlirimtarët që po mbahen në Hagë.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në një konferencë për media, duke theksuar se vendi i protestës është zgjedhur pasi aty “ka filluar padrejtësia ndaj UÇK-së” – në momentin kur u miratua raporti i Dick Martyt, që çoi në themelimin e Gjykatës Speciale.
Gucati shtoi se protesta do të jetë një thirrje për drejtësi dhe një kujtesë për institucionet evropiane se e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës “nuk mund të shtrembërohet”.











