#Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj pesë personave për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur katër aktakuza ndaj pesë personave për veprën penale “spiunazh”, në lidhje me bashkëpunimin me shërbimin inteligjent serb, BIA.

Që nga qershori i vitit 2024, në Kosovë janë arrestuar shtatë persona nën dyshimin për spiunazh, prej tyre katër shqiptarë.

Eksperti i sigurisë, Refki Morina, ka vlerësuar se spiunazhi paraqet rrezik serioz për sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, duke kërkuar veprim të vazhdueshëm nga institucionet.

Ndërkaq, avokati Muhamet Mujaj ka kërkuar hetime më profesionale dhe konfidenciale, duke paralajmëruar se disa raste mund të kenë motive politike.

Rasti i parë për këtë vepër u regjistrua më 5 qershor 2024, ndërsa një vit më vonë ish-policit Aleksandër Vlajiq iu shqiptua dënimi i parë për spiunazh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj pesë personave për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe

Punëtori bie nga kati i gjashtë i