Kusari-Lila: Kurti ende s’i ka votat për qeveri, mungojnë 4-5 deputetë për shumicë
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka pranuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, aktualisht nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re.
Në një intervistë në emisionin “Info Nata” në Teve1, ajo ka bërë të ditur se partia e Kurtit është ende disa vota larg sigurimit të shumicës parlamentare.
“Pritjet janë që të kemi një qeveri nga mandatari dhe kryeministri aktual Kurti, e cila pritet t’i marrë të paktën 61 vota. Megjithatë, në këtë moment, ende nuk kemi konfirmim zyrtar mbi koalicionet e mundshme. Numri i deputetëve në grupin tonë është 48, tetë të tjerë janë nga komunitetet joshumicë dhe një nga nënkryetari Rashiq, që do të thotë se jemi afër 4-5 deputetë mangu për shumicën e nevojshme”, ka deklaruar Kusari-Lila.











