#Lajme

OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale ka marrë anën e prokurorisë, procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së shtyhet për nëntor

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shtyrë për nëntor seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, me arsyetim praktik e logjistik. Seanca e radhës do të mbahet më 3 nëntor 2025, ndërsa gjatë muajit janë planifikuar gjithsej 16 seanca.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, tha se shtyrjet janë bërë të zakonshme, por refuzimi i provave të mbrojtjes për krimet serbe në Kosovë tregon, sipas tij, njëanshmërinë e gjykatës. “Gjykata ka marrë anën e prokurorisë,” deklaroi ai.

Edhe avokati Ardian Bajraktari e cilësoi refuzimin e provave të palës kosovare si padrejtësi, duke theksuar se ato do të ndihmonin në zbardhjen e së vërtetës për krimet e viteve 1998–1999.

Në nëntor pritet të dëshmojë dëshmitari i pestë i mbrojtjes së Thaçit, ndërsa është paralajmëruar edhe një protestë e re në një kryeqytet evropian.

OVL e UÇK-së: Gjykata Speciale ka marrë anën e prokurorisë, procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së shtyhet për nëntor

58 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba