#Lajme

Shpërthim në një fabrikë në Kaçanik, lëndohet një person

Një shpërthim i dyshuar i një bombole gazi ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në një fabrikë për mbushjen e bombolave të oksigjenit në fshatin Nikaj, përgjatë rrugës magjistrale Kaçanik–Ferizaj. Si pasojë e shpërthimit, një person ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se menjëherë pas raportimit janë angazhuar njësitë policore, shërbimet emergjente dhe zjarrfikësit.

“Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit. Personi i lënduar fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Kaçanik dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, në Prishtinë”, tha Veseli.

Ai njoftoi se njësitë policore dhe ekipet përkatëse ndodhen ende në vendin e ngjarjes, ku po zhvillohen hetime për të sqaruar rrethanat e shpërthimit. Për rastin është informuar edhe prokurori i shtetit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *