#Botë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të takohet sot pasdite në Uashington me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Takimi vjen në sfondin e përpjekjeve të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas bisedave të fundit telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe sinjalizimeve për një takim të mundshëm në Budapest.
Megjithatë, takimi mes Trump dhe Putinit nuk pritet të zhvillohet së shpejti. Zyrtarë amerikanë dhe burime të ndryshme mediatike raportojnë se planet për këtë takim janë ngrirë ose shtyrë, ndërsa pala ruse thekson se janë të nevojshme përgatitje serioze para një takimi të tillë.

Nga ana tjetër, Rusia ka refuzuar propozimin e SHBA-së për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve në vijën aktuale të frontit në Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, tha se një armëpushim i tillë do të harrojë shkaqet e konfliktit dhe do të lejojë që një pjesë e Ukrainës të mbetet nën “regjimin nazist”.

Trump dhe Putin u takuan në gusht në Alaskë në përpjekje për një zgjidhje paqësore, por pa rezultate të dukshme.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *