Rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve, sot zhvillohen 9 ndeshje spektakolare
Pas një pushimi trejavor, Liga e Kampionëve rikthehet sonte me 9 ndeshje që premtojnë shumë spektakël.
Ndeshjet e para fillojnë në orën 18:45, ku Barcelona do të përballet me Olympiacosin, ndërsa Kairat do të luajë ndaj Pafosit.
Më pas, në orën 21:00 do të zhvillohen ndeshjet e tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Londër, ku Arsenali pret Atletico Madridin në stadiumin “Emirates”. Po ashtu, Bayer Leverkuseni do të presë kampionin në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germainin, në “BayArena”.
Këto ndeshje do të sjellin emocione të forta dhe rivalitete të zjarrta në rrugëtimin drejt fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.











