Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka nisur udhëtimin për në Nju Jork, ku sot do të përfaqësojë Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Seanca mbahet më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë), dhe në të do të shqyrtohet raporti periodik i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.
Ministrja Gërvalla do të prezantojë punën e institucioneve të Kosovës, duke theksuar rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, performancës ekonomike dhe fuqizimit institucional, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.











