#Lajme

Nisin gjykimet për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, dhe ish-drejtorit të Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, Hysen Muzliukaj, të akuzuar për korrupsion nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të dy ngarkohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin që lidhet me këmbimin e pronës së ish-“Bankosit” me një pronë private.

Përveç kësaj, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, pasi si kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenc” nuk kishte deklaruar shumën prej 60 mijë e 50 eurosh, që i ishte sekuestruar gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij.