#Lajme

Motoristët shqiptarë marshojnë në Hagë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot në mëngjes nisi rigrupimi i motoristëve që po udhëtojnë drejt Hagës, në mbështetje morale për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim nga Gjykata Speciale. Destinacioni i tyre është Sheveningen, ku ndodhen të burgosurit, dhe dita e sotme pritet të jetë e veçantë dhe simbolike.

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL UÇK), Nasim Haradinaj, publikoi pamje nga grumbullimi dhe shkroi se “Bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në çelit e çlirimtarëve tanë dhe përtej”.

Motoristët, të cilët u nisën nga Prekazi, po marshojnë nën thirrjen “Drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, në kuadër të platformës “Liria ka Emër”, duke bashkuar shqiptarë nga Kosova dhe Evropa.