#Botë

Ushtria izraelite nis sulme ajrore në Gaza pas incidentit në Rafah

Ushtria izraelite ka nisur një sulm ajror në Gaza, pas një incidenti në Rafah, në pjesën jugore të Gazës, ku trupat izraelite u sulmuan me armë zjarri, raporton The Times of Israel.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) ende nuk kanë komentuar mbi sulmet, ndërsa si Izraeli, ashtu edhe Hamasi kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të arritur më parë.

Së fundmi, Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se Hamasi mund të planifikojë një sulm të menjëhershëm ndaj civilëve në Gaza, duke thyer armëpushimin. Nëse sulmi realizohet, SHBA-ja ka njoftuar se do të ndërmerren masa për të mbrojtur civilët dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit, të arritur nga Donald Trump për të vënë në fund luftën dyvjeçare midis Izraelit dhe Hamasit.