#Lajme

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen, por nuk e shmangin balotazhin

Numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës po vazhdon për të tretën ditë me radhë dhe ka sjellë ndryshime në disa komuna, por pa ndikuar në shmangien e balotazhit.

Sipas KQZ-së, në Mitrovicë votat e diasporës kanë përmbysur rezultatin: kandidati i LVV-së, Faton Peci, ka kaluar të PDK-së, Arian Tahiri, me epërsi prej 116 votash. Në Gjilan, Alban Hyseni i Vetëvendosjes kryeson me 51.77%, por nuk e kalon pragun për fitore në raundin e parë.

Në Shtime, Qemajl Aliu i VV-së ka konfirmuar fitoren me 51.63%, ndërsa në Junik prin Ruzhdi Shehu i LDK-së me 50.97%. Në Dragash, Bexhet Xheladini i LDK-së ka marrë mbi 55% të votave të diasporës.

Në Hani i Elezit, votat e mërgatës i kanë siguruar edhe një mandat tjetër Mehmet Balazhit të PDK-së.

KQZ pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës.